http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat ne Maqedoni raportojnë se Lidhja Social Demokrate i ka kthyer përgjigje Bashkimit Demokratik per Integrim pas mendimeve te shprehura nga partia e Ali Ahmetit ne lidhje me projektligjin per gjuhen shqipe. Burime brenda negociatave, bëjnë të ditur se gjatë takimeve intensive të fundjavës, grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin për gjuhën shqipe, ndërsa kanë mbetur vetëm disa gjëra më të vogla pa u dakorduar. Parashikohet qe ditën e hëne, negociatoret e BDI-se do të njoftojnë kreun e partisë se Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave, ndërsa pritet që kryesia qendrore te mblidhet per te shqyrtuar me detaje projektligjin per gjuhen shqipe. Zyrtaret e BDI-se ka deklaruar se nuk do te lëshojnë pe ne lidhje me propozimet e tyre per sanksionimin e gjuhës shqipe ne kushtetute. Vetëm ne rast se tejkalohen edhe diferencat e fundit mes palëve, BDI do te jape firmat e saj per LSDM-ne per formimin e qeverise. Vete Zaev ka deklaruar se do te pranoje gjithçka qe është brenda kornizave te kushtetutës, por ne asnjë rast nuk mund te kaloje vijat e kuqe.