http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike nuk do te ndale protestën deri ne plotësimin e kërkesës per nje qeveri teknike, qe do garantoje lirinë e zgjedhjeve. Në mbledhjen e kryesisë së PD-se, u morr vendimi qe protesta nuk do ketë fund. Por po ashtu u vendos bojkoti i Parlamentit, deri ne përfundim te protestës. Ne ditën e dyte te protestës, mbështetësit e opozitës vijojnë ngujimin me çadrën e ngritur pranë selisë se Kryeministrisë. Ne mesdite, kryetari Basha dha mesazhin se me qeverinë ?Rama? nuk mund te shkohet përpara, sepse me qeverisje fasade nuk ka shprese. Pasdite Basha iu rikthye çadrës se protestës. Ne nje forum me qytetare dhe analiste, kreu i PD-se tha se nuk mund te kete zgjedhje pa pasur garancinë e votës se lire. Per analistin Armand Shkullaku, protesta e opozitës ka nevoje per përshkallëzim te saj. Demokratet dhe aleatet e tyre ne koalicionin e djathte këmbëngulim ne kushtin, sipas tyre te panegociueshem, rrëzim te qeverise ?Rama? dhe shkuarjen ne garën elektorale me sigurinë e zgjedhjeve te ndershme. Ndërkohe qindra protestues vazhdojnë te qëndrojnë ne çadrën përpara kryeministrisë.