Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi nga Lushnja, se minimumi i pagës së punonjësve të policisë private do të jetë 330 mijë lekë të vjetra.
Tahiri tha se tashmë rritja me 50% mbi pagën minimale është ligj dhe Policitë Private nuk mund të jenë foletë ku strehohen njerëz që shfrytëzohen si skllevër.
Tahiri: Janë 9 mijë policë privatë. Janë më shumë se në policinë e shtetit. Kemi miratuar një ligj ku sanksionohet se polici i policisë private do të paguhet 50 % më shumë sesa paga minimale e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Minimumi i pagës duhet të jetë 33 mijë lekë. Do të bëjmë çmos me të gjitha mekanizmat deri tek mekanizmat e kontrollit fiskal që të detyrojmë kompanitë e sigurisë private tju paguajnë aq sa ju takon ligji.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-policive-private-mos-pranoni-te-jini-skllever-denonconi-kompanite/