Ora News – Grabitja e 3.2 mln $, “Vajza u nis..”, sms-ja për nisjen e parave në Rinas

2017-06-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg pa afat edhe dy anëtarët e tjerë të bandës që dyshohet se kanë kryer dy grabitjet e mjeteve te blinduara që trasportonin paratë e bankave në aksin Tiranë-Rinas. Prova që për momentin prokuroria ka në dorë për Avdylaj është një sms që ai i ka nisur shokëve të tij dhe që mendohet se është njoftimi që ai ka dhënë për nisjen e makinave me para nga banka. Vetë Avdylaj ka pranuar se ka qenë i pranishëm në vendngjarje në dy episodet ndërsa më pas me konsultim nga avokati nuk ka pranuar të flasë më
?Vajza u nis?.. është ky një nga mesazhet që deri tani implikon Naim Avdylajn një nga 4 të arrestuarit të dyshuar si pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal që ka bërë dy grabitjet e valutave të bankave në dy kohë të ndryshme.
Burime nga grupi hetimor bejnë me dije se këtë mesazh Avdylaj, ia ka nisur shokeve te tij duke i njoftuar në mënyre të koduar për nisjen e parave nga banka drejt Rinasit. Si Avdylaj dhe Ernest Kupa kanë mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës, nën masa të rrepta sigurie.
Avdylaj ish ushtar profesionist në Zallher fillimisht pranoi se ka qënë i pranishëm në dy episodet si në grabitjen e bankës në vitin 2015 dhe në grabitjen 9 shkurtit por më pas ai ka mohuar të japë përgjigje të tjera pasi është konsultuar me avokatin e tij.
Për të dy të pandehurit gjykata catoi masën ?arrest me burg? deri në përfundim të hetimeve, vendim ky që erdhi pas kerkesës së prokurorisë
Naim Avdulaj, dyshohet te ketë qene pjese e grupit qe sulmoi me arme makinën e blinduar ne datën 9 shkurt. Ndersa Ernest Kupa, një biznesmen nga Kruja ka mohuar para gjykatës lidhjen e tij me anëtarët e tjerë të bandës.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vajza-u-nis-mesazhi-qe-avdyli-njoftoi-shoket-per-nisjen-e-parave/