Ora News – Pas vendimit të Byrosë, opozita braktisi seancën parlamentare

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një seancë e tensionuar parlamentare kjo e sotmja.
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka nga punimet e Kuvendit.
Shkak u bë përplasja që deputeti i opozitës pati me atë të mazhorancës, Erion Braçe brenda sallës së Kuvendit pak orë më parë. Sherri pengoi zhvillimin normal të seancës e cila u ndërpre disa herë.
Pas vendimit të Byrosë, opozita braktisi seancën parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, e konsideroi vendimin e Byrosë të padrejtë, duke theksuar se opozita dhe njerëzit e thjeshtë çohen në burg, ndërsa kriminelët lihen të lirë për të blerë vota për Edi Ramën.
Paloka tha se 18 shkurti është thirrur për këtë dhe se shqiptarët duhet të rrëzojnë Edi Ramën, ose ndryshe duhet të mbajnë mbi supe diktaturën e krimit. Pas fjalës së tij, opozita u largua nga parlamenti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/noka-hyn-me-force-ne-seance-garda-tentoi-ta-ndaloje/