Ora News – Thumba në KQZ për LIBRA, Biba replikon me Hafizin

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror iZgjedhjeve ka shtyrë diskutimin për udhëzimin i cili ka të bëjë me regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas përfaqësuesve të partisë LIBRA, kryetarit Ben Blushi dhe deputetes Mimoza Hafizi, ky udhëzim ka qëllim të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershori. Lajmi u publikua sot në media dhe ka pasur dhe replikë në mbledhjen e KQZ.
Një nga anëtarët e KQZ Hysen Osmani kërkoi që të shtyhet diskutimi për këtë çështje pasi nuk janë të qartë.
Ka pasur një replikë mes kryetarit Denar Biba dhe përfaqësueses ligjore në KQZ Mimoza Hafizi.
Anëtari i KQZ-së Blendar Skënderi tha se KQZ në mënyrë absolute nuk ka qëllim për të ngritur pengesë artificiale cdo lloj subjekti zgjedhor për të mos kandiduar.
?Qëllimi ynë kryesor është të vendosim rregulla të barabarta e të qarta. Ky është një projekt akt. Shtypi na ka bombarduar me tituj bombastik? tha ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/thumba-ne-kqz-per-libra-biba-replikon-me-hafizin/

Free Traffic Exchange