Ora News – Ndriçimi i Tiranës, dritat dhe rregullimi i pustetave, prioritet i Bashkisë

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Denoncimet e qytetarëve përmes aplikacionit ?Tirana ime?, kanë kontribuar në riparimin e pusetave të hapura që ishin shkak të aksidenteve.Kryebashkiaku Veliaj duke e promovuar sërish këtë projekt që rezultoi i sukesesshëm u shpreh opitimist se këto ndërhyrje dhe ndriçimi i të gjithë qytetit janë prioritete kyçe të Ndërrmarrjes nr 2.
Ndriçimi i lagjeve të harruara në terr dhe zëvendësimi i të gjitha pusetave të hapura me material që nuk vlejnë për skrap.
Këto janë projektet me prioritet të Bashkisë së Tiranës për të cilat është angazhuar Ndërrmarrja e Mirëmbajtjes.
Kryebashkiaku Veliaj tha se pjesa më e madhe e denocimeve nga ana e qytetarëve për pusetat shkaktare të incidenteve kanë ardhur përmes aplikacionit ?Tirana ime?.
Veliaj: Sa banal ishte bërë qyteti kur gjysma e njerëzve aksidentohen si me qenë në luftë bien në pusetë dhe sot me një zgjidhje kreative ky nuk është më problem. 1700 janë zëvendësuar vetëm tani me kompozitin plastikë-beton. Gjetëm një qytet ku vetëm një e treta kishte ndriçim. Mund të kalonin me ditë të tëra që nuk ndërroheshin dritat në bulevard, që nuk ndërroheshin dritat në rrugën e Durrësit, dhe në fillim të rrugës së Kavajës, nuk po flas për periferinë e tyre. Që rruga ?Dritan Hoxha? ishte në terr me kohë të tëra. Hyrja e Tiranës i ngjante hyrjes në një zonë me shtetrrethim. Sot është situatë krej tjetër.
Duke falenderuar punonjësit më të vjetër të kësaj Ndërrmarrje, Veliaj kujtoi se gjeti të arnuar me pllaka të ndryshme bulevardin dhe akset kryesore të qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndricimi-i-tiranes-dritat-dhe-rregullimi-i-pustetave-prioritet-i-bashkise/

Free Traffic Exchange