Ora News – Meta: Ka përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi sot se përgatitjet zgjedhore nuk duhet të zbehin vëmendjen nga reformat kyçe të vendit, si ajo në drejtësi dhe reforma zgjedhore.
Duke folur në Komitetin drejtues të LSI-së së Tiranës, Meta tha se çuarja përpara e reformave ndihmon dhe për një klimë zgjedhore konstruktive, ndërsa foli për përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale.
Meta: Përgatitjet për 18 qershorin në të gjitha drejtimet si organizative ashtu dhe programore nuk duhet të na shpërqëndrojnë nga angazhimi ynë për disa reformat më të domosdoshme që ka vendi dhe kanë të bëjnë me vetë klimën e para zgjedhjeve sikurse është vazhdimi në mënyrë transparente i reformës në drejtësi për zbatimin e saj, është një kërkrsë dhe kusht për hapjen e negociatave për të ardhmen por është e rëndësishme dhe për klimën politike parazgjedhore që të jetë sa më konstruktive.
Vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale ashtu sikurse dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të reformës zgjedhore që duhet të kishte përfunduar me kohë duke reflektuar kërkesat dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vazhdimi i pandalshëm i proçesit të dekriminalizimit që është jo vetëm detyrim por dhe standart për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitetin e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë integriteti të përfaqësuesve publike të qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ka-perpjekje-per-te-tensionuar-artificialisht-situaten-paraelektorale/