Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të regjistrojë partinë Libra të Ben Blushit për të marrë pjesë në zgjedhje. Vendimi u mor me vota unanime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e rrëzoi me 7 vota unanime propozimin e Administratës Juridike që pengonte partine e re LIBRA të merrte pjesë në zgjedhje si parti parlamentare.
KQZ vendosi të rrëzojë udhëzimin e administratës, që ka të bëjë me nenin 68, pika 3, e Kodit Zgjedhor.
Ky privilegj eliminon mbledhjen e 5 mijë firmave të detyrueshme për t?u regjistruar si subjekt zgjedhor.
Partia Socialiste në fillim kishte të njëjtin propozim si administrata e KQZ-së, por më vonë ajo u tërhoq nga propozimi.
Ndërsa Partia Demokratike dhe LIBRA kishin të njëjtin qëndrim për të hequr nga vendimi i KQZ-së pikën e propozuar nga Administrata.
Kryetari, Denar Biba, tha se pavarësisht akuzave nga Ben Blushi, ai ka qenë në favor të lidhjes së afatit 6 mujor të mandatit parlamentar me ditën e zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-rrezon-udhezimin-partia-libra-regjistrohet-ne-zgjedhje/