Ora News – Rivlerësimi i banesave, fluks aplikimesh në Zyrën e Hipotekës në Shkodër

2017-06-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rivlerësimi i pronave është shoqëruar në këto muaj me interes të lartë tek qytetarët Shkodranë.
Afro 1 mijë familje përfituan nga lehtësia e qeverisë, duke kursyer sipas përllogaritjeve të zyrës së regjistrimit të pasurive 270 milion lekë. Me të interesuarit për rivlerësimin kanë qenë ata që duan të shesin pallate apo objekte të tjera ndërtimi.
Artiana Jahja, përgjegjëse, Hipoteka: Për 953 aplikime që janë realizuar, përfitimet që kanë pasur këto qytetarë, është 270 milionë lekë të reja. Ka përfitim, pasi në vend të paguajnë 15%, paguajnë 2%.
Shtyrja me 3 muaj shihet pozitivisht nga Hipoteka e Shkodrës, e cila në të njëjtën kohë fton qytetarët të kryejnë këtë aplikim, si një mundësi e mirë jo vetëm për kursimin e parave, por edhe t?i japin vlerë të shtuar pronës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rivleresimi-i-banesave-fluks-aplikimesh-ne-zyren-e-hipotekes-ne-shkoder/

Free Traffic Exchange