http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa procesi i vettingut sapo ka nisur, kryeprokurori Adriatik Llalla ka paralajmëruar se ai nuk mund të përdoret nga askush, si mënyrë për t?u imponuar tek trupa e prokurorëve. Nga Shkodra, Llalla tha se reforma në drejtësisë është një moment i rëndësishëm për institucionin e akuzës. Teksa solli ndërmend dosje të shumta që duhen të hetohen nga prokurorët, Llalla u bëri thirrje që të mos ndikohen në vendimmarrjet e tyre. Teksa foli për rritjen e numrit të personave që akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, Llalla tha që zbulimi i autorëve është ende shumë i pakët. Këto deklarata, kryeprokurori Adriatik Llalla i bëri në analizën vjetore të Prokurorisë në Shkodër.