Ora News – Sot protesta e Partisë Demokratike

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetra autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë në Tiranë mbështetës të opozitës të cilët do të protestojnë sot para kryeministrisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, por do të jenë qytetarët që do të vendosin përfundimin e saj, tha një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë policia ka dhënë leje vetëm për 4 orë, 0ra 12:00- 16:00.
Basha dhe PD gjatë gjithë kësaj kohë kanë qenë aktiv në të gjithë vendin, duke i bërë thirrje shqiptarëve për të dalë në protestë kundër qeverisë.
Kryeopozitari ka thënë se 18 shkurti do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët, duke theksuar se bashkë me qytetarët do marrë një vendim të madh, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-protesta-e-partise-demokratike/

Free Traffic Exchange