PS: Opozita frikë nga vetingu - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas protestës së opozitës, sipas Taulant Ballës, fshihet qëndrimi kundër reformës në drejtësi, e më konkretisht zbatimi i procesit të Vetting-ut. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, thekson se bojkoti i Parlamentit dhe dalja në rrugë, ishte paralajmëruar nga opozita kohë më parë. Vizitën e eurodeputetit Knut Flackenstein, raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Balla nuk e sheh aspak të lidhur me protestën e opozitës, apo me rolin e eurodeputetit si negociator për kapërcimin e ngërçit politik. Opozita përmes protestës së nisur të shtunën më 18 Shkurt, kërkon ngritjen e një qeverie teknike, për garantimin e zgjedhjeve të lira. Por në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor theksoi se opozita nuk ka asnjë fakt apo provë, e cila tregon se zgjedhjet do të manipulohen, përkundrazi sipas tij qëllimi i protestës është pengimi i reformës në drejtësi.

Free Traffic Exchange