Ora News – KLSH: Auditimet të thella për firmat, po shkatërrojnë vendburimet e naftës

2017-06-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Auditime të thella do të nisin nga KLSH për firmat që operojnë në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit dhe përpunimin nga ana e tyre. Sipas kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj, ato po shkatërrojnë vendburimet duke i shpërdoruar ato. Shqetësimet dhe problematikat u ngritën gjatë takimit që kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, pati me Unionin e Punonjësve të Shqipërisë, ku u kërkua zgjidhje për 410 naftëtarët e larguar nga puna nga Albpetrol.
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të thellojë auditimet për firmat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e industrisë nxjerrëse të naftës dhe gazit, dhe përpunimin e tyre.
Kështu u shpreh kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, ku veçoi se janë evidentuar keqadministrime, shpërdorim dhe shkatërrime të qëllimshme të vendburimeve.
Problemet në këtë sektor u ngritën edhe nga sindikalistët në takimin që kreu i KLSH-së Leskaj zhvilloi me Unionin e Punonjësve të Shqipërisë.
Takimi u fokusua në kërkesën e sindikalistëve lidhur me pushimin nga puna të 410 naftëtarëve nga Kompania ?Albpetrol?.
Inxhinieri Prof.Dr.Gjergji Foto, u shpreh se punonjësit e industrisë së naftës janë të shfrytëzuar, duke punuar për vite me radhë në kushte të vështira dhe aktualisht nuk po përfitojnë as dëmshpërblimin që u takon për largimin me pa të drejtë nga puna.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klsh-auditimet-te-thella-per-firmat-po-shkaterrojne-vendburimet-e-naftes/

Free Traffic Exchange