Ora News – Mediu: Prej kohësh një grup deputetësh të PS shajnë me fjalor rruge

2017-06-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, incidenti i sotëm në Kuvend mes deputetëve Noka dhe Braçe ishte i provokuar nga socialistët.
I ftuar në Ora News, Mediu tha se prej kohësh një grup deputetësh të PS shajnë me fjalor rruge sa herë që flasin përfaqësues të opozitës në foltore.
Mediu: Ju si media dhe publiku gjithmonë ka parë atë çka vjen nga folësi në foltore. Ka një kohë të gjatë që një grup deputetësh i PS jashtë çdo norme etike dhe parlamentare shajnë me fjalorin që do ishte më i përshtatshmi për njerëzit e rrugës. Është e papranueshme. Edhe kur kemi qenë në qeveri edhe sa herë dalin dhe flasin përfaqësues të opozitës. Nuk mendoj se jemi në parlament për të pranuar se çfarë i themi njëri-tjetrit politikisht por minimalisht kemi detyrimin që jemi etik ndaj njëri-tjetrit. Janë i njëjti grup njerëzish që e bëjnë qëllimisht atë, nuk e bëjnë se nuk e dinë. Sot sjellja e Kuvendit është absurde. Zoti Noka i hodhi një letër deputetit të PS për shkak të fjalorit që përdori karshi ish-kryeministri Berisha, që është i papranueshmë për gjithësecilin. Këtë frymë në Kuvendin e Shqipërisë e ka nxitur në mënyrë të vazhdueshme Kryeministri i vendit që vjen dhe shan, fyen. Foltoren e Kuvendit e ka kthyer në foltore të sharjes dhe fyerjes karshi opozitës. Janë gjeste terësisht të papranueshme dhe dënueshme, por në vend që të merremi dhe të analizojmë se çfarë po ndodh me sjelljen e deputetëve të PS, është gjetur si rregull që duhet të përjashtohen deputetët e opozitës. Opozita nuk ekziston nga dëshira e mazhorancës, nuk do të flasë gjithmonë gjuhën që mund të dojë mazhoranca, por gjuhën që ajo mendon se është e vlefshme, i pëlqen apo si pëlqen deputetëve të mazhorancës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-prej-kohesh-nje-grup-deputetesh-te-ps-shajne-me-fjalor-rruge/