Dekriminalizimi, 5 deputetë e 3 kryebashkiakë, në policinë shkencore - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme u ka kërkuar 8 zyrtarëve te larte, prej te cilëve 5 deputetë e 3 kryebashkiakë, të japin shenjat e gishtërinjve në policinë shkencore. Një veprim i tillë, mësohet se bëhet për ligjin e dekriminalizmit, por dhe për hetimin e nisur nga Prokuroria. Burime pranë organit të akuzës thanë se procedura duhet ndjekur për krahasimin e të dhënave me vendet e tjera të cilat disponojnë shenjat e gishtërinjve të zyrtarëve ndërsa për këtë u vu në dijeni dhe Kuvendi. Zyrtarët duhet të paraqiten brenda 5 ditëve në polici, për të dhënë shenjat e gishtërinjve. Ata janë deputetet Aqif Rakipi dhe Omer Mamo të PDIU, Ledion Rehovica i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Mhill Fufi si dhe Artan Gaci i Partisë Socialiste. Shenjat e gishtërinjve iu janë kërkuar dhe kryebashkiakut te Pogradecit Eduard Kapri, atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj si dhe të Tepelenës Tërmet Preçi. Ndërkohë, oficerë të policisë gjyqësore sekuestruan të gjitha dokumentacionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më 16 shkurt, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim ndaj KQZ-së duke e akuzuar për shkelje ligjore si për rastin e deputetit Armando Prenga, ashtu dhe për dy kryetarë bashkie. Sipas organit të akuzës KQZ kishte shkelur ligjin duke pranuar jashtë afateve deklarime të deputetëve. Në reagimin e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi se qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është sigurimi i besimit të publikut dhe jo inkriminimet e pakuptimta.

Free Traffic Exchange