Ora News – Hahn reagon për ONM: Bordi garanton koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioneri Johannes Hahn i është përgjigjur letrës së ministrave Gjosha dhe Vasili për bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në përgjigjen e Hahn, drejtuar kryeministrit, Hahn thotë se Bordi i Menaxhimit nuk është mbi ONM, por pjesë e rëndësishme e tij.
Sipas Hahn, bordi garanton koordinimin e aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë të përfshirë në ONM.
Hahn thotë se ?vendosja e ONM është parashikuar në nenin B të aneksit të kushtetutës të miratuar në korrik të 2016, i cili parashikon skemën për të ashtuquajturën ?vlerësim i përkohshëm i kualifikimeve?.
Letra e plotë e eurokomisionerit Hahn
I dashur Kryeministër,
Dua të tërheq vëmendjen tuaj lidhur me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, pas kërkesave të veçanta nga dy anëtarë të Qeverisë tuaj. Këto u adresuan respektivisht nga Ministrja Gjosha, më 15 shkurt, tek unë drejtpërdrejt, dhe nga Ministri Vasili, më 13 shkurt, tek Kryetari i Delegacionit të BE në Tiranë, midis marrësve të tjerë. Të dyja këto letra kërkonin sqarime mbi punën e ONM.
Duke qenë se procesi që çoi në vendosjen e ONM u koordinua ngushtësisht me Qeverinë e Shqipërisë, u surprizova nga kërkesat. Prandaj dua t?ju rikujtoj elementët kyç të shkëmbimeve të mëparshme mes shërbimeve të Komisionit Europian dhe zyrave tuaja. Përveçse parashikohet shprehimisht në Kushtetutë dhe në legjislacionin përkatës, vendosja e ONM filloi pas ftesës së Qeverisë së Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hahn-reagon-per-onm-bordi-garanton-koordinimin-e-aktoreve-nderkombetare/

Free Traffic Exchange