Ora News – Këshilltari i PD i hedh një grumbull dokumentesh Veliajt dhe i merr mikrofonin

2017-06-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate midis kryet të bashkisë, Erion Veliaj dhe këshilltarëve demokratë. Këta të fundit, kanë braktisur mbledhjen e këshillit pasi hodhën disa akuza.
Veliaj: Tetë vite në pushtet nuk dhatë një batanije, një pjatë supë. Nuk i shërbyer një njeriu.
Në këtë moment, anëtari demokrat i këshillit bashkiak demokrat, Fabian Topallaj i hedh një grumbull me dokumente kryebashkiakut Veliaj.
Veliaj: Ajo që hodhët këtu janë kreditë e buta. Hodhët bursat, ne do t?i japim. Hodhët banesat sociale, ne do t?i japim.
Më pas, këshilltar Topallaj i rrëmben mikrofonin Veliaj dhe deklaron: Rrini me hajdutëritë tuaja. Qytetarët janë në shesh. Ju dhe hajdutët janë këtu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilltari-i-pd-i-hedh-nje-grumbull-dokumentesh-veliajt-dhe-i-merr-mikrofonin/