Veliaj: Të zhvendoset çadra - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj u kërkon organizatoreve te protestës, qe te zhvendosin cadren ne nje ambient tjetër ku nuk pengon lëvizjen e lire te autobusëve te transportit urban. Kjo sipas Veliajt, do ta beje me te lehte lëvizjen e qytetareve qe shkojnë ne pune apo ne shkolle.?Jam shpresëplotë që ndoshta do kemi një mirëkuptim edhe nga bllokuesit e Bulevardit që çadra ose të zhvendoset te lulishtja e Piramidës, ose në një hapësirë tjetër, ku të mos bllokohet lëvizja e autobusëve. Kështu, mijëra qytetarë që sot nuk arritën në punë në orar, të mos kthehet në një problem kronik gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, megjithatë nëse mund të gjejmë një bashkëpunim që kjo të mos bllokojë jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, që duan të jetojnë me punë, të ndjekin shkollën dhe që duan të vazhdojnë jetën normalisht, besoj se do të arrijmë një konsensus.?Nga ana tjetër, Veliaj kërkon edhe mirëkuptimin e qytetareve për devijimin e linjave te transportit publik, qe kalojnë përpara kryeministrisë.?Prej devijimit që kemi nga bllokimi i Blv. ?Dëshmorët e Kombit?, linjat detyrohen të futen në rrugica më të ngushta. Kjo do të thotë se projekti ynë për të futur autobusë fizarmonikë, shfaq disa problematika, pasi autobusët fizarmonikë nuk mund të futen në rrugicat e ngushta të Bllokut, për të devijuar bllokimin që kemi në bulevard?.Kryebashkiaku inspektoi linjën e transportit publik Uzina e Autotraktoreve-Institutin Bujqesor. Qytetareve me pare u duhej te përdornin dy linja autobusësh dhe duhet te paguanin 2 bileta për te mbërritur ne keto destinacione. Nga e hëna, Bashkia e Tiranes njofton se do te ketë vetëm nje linje per këto dy zona dhe qytetaret do paguajnë vetëm nje bilete.