Ora News – Spaho: S’ka zgjidhje institucionale me Ramën, vetëm largimi është zgjidhje

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, thotë gjatë një lidhje direkte në ?Tonight Ilva Tare? , se në më shumë se tre vite, ka dështuar përpjekja e opozitës për zgjidhje institucionale me kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se zgjedhjet e lira është një kaos përtej Partisë Demokratike.
Pjesë nga intervista:
Spaho: Kjo është një kërkesë e pa negociueshme dhe nuk rrjedh nga qëndrime kokëforta. Është rrjedhojë e zhvillimeve të 4 viteve të fundit. Mazhoranca nuk ka vullnet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kulmin e arritëm në Dibër si dhe në Ersekë. Gjithë liritë dhe të drejtat e qytetarëve që ne i fituam më 20 shkurt 1991 burojnë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne nuk kemi rend të vërtetë demokratik, nuk mund të flasim për demokraci reale. Ajo do të mbetet fasadë siç ka ndodhur në 4 vitet e fundit. Nuk është kërkesë e PD-së dhe nuk është luftë për të rikthyer PD-në në pushtet.
Tare: Për të arritur qeveri teknike prisnin lëvizje nga LSI?
Spaho: Nuk presim zgjidhje të kësaj natyre. I kemi bërë thirrje të gjithë partive politike që t?i bashkohen kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne i bëjmë thirrje çdo force politike që e konsideron të rëndësishëm që procesi zgjedhor të jetë i lirë, t?i bashkohen kësaj kauze. Mendoj se kjo i përket edhe LSI-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spaho-ska-zgjidhje-institucionale-me-ramen-vetem-largimi-eshte-zgjidhje/

Free Traffic Exchange