Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një krim i dyfishtë ka ndodhur gjatë mesnatës në Pogradec, ku gruaja pasi ka goditur për vdekje burrin, është vetëhelmuar duke gjetur vdekjen. Sipas policisë lokale ngjarja ka ndodhur në një kasolle, pranë shtëpisë së çiftit dhe shkak për konfliktin dyshohet të kenë qenë motive të dobëta. Trupat e pajetë të dy bashkëshortëve janë dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Çifti kishte dy fëmijë të mitur.
Një krim i dyfishtë ka tronditur këtë të shtunë Pogradecin, ku një grua pasi ka goditur me dru burrin në kokë, duke e lënë të vdekur, është vetëhelmuar duke humbur jetën.
Sipas policisë lokale ngjarja ka ndodhur në fshatin Velçan, ku bashkëshortët pasi janë konfliktuar në shtëpi, kanë dalë në kasolle aty ku dhe gruaja ka goditur në kokë burrin.
Pas këtij veprimi, në gjendje depresioni, ajo ka konsumuar fotoksinë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja është raportuar nga banorët e fshatit ku jetonte çifti, i cili kishte dy fëmijë të mitur.
Policia bën të ditur se trupat e pajetë të E.T 26-vjeç dhe F.T 23-vjeç janë gjetur pranë kasolles ku ishin konfliktuar me njëri-tjetrin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gruaja-godet-per-vdekje-me-dru-bashkeshortin-me-pas-helmohet/