Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike shpalli sot vendimin e opozitës për të vijuar protestat në shesh deri në realizimin e kauzës për të cilën organizuan manifestimin e sotëm: Organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ky objektiv, tha Basha, mund të arrihet vetëm duke shporrur këtë qeveri të krimit dhe korrupsionit dhe ngritjen e një qeveri teknike.
Basha: Do qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të mundësojmë një herë e mirë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë do të qëndroj këtu në shesh, ju ftoj edhe ju. Zgjedhjet e lira cdhe të ndershme vinë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe korrupsionit dhe ngritjen e një qeverie teknike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-pd-e-vendosur-ose-zgjedhje-te-ndershme-ose-nuk-do-kete-zgjedhje/