Ora News - Protesta e opozitës, Basha: Ikim nga sheshi kur të shpallim fitoren

2017-06-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka vizituar sërish në ditën e dytë protestuesit në çadrën e ngritur para Kryeministrisë. Ai tha se rruga e nisur nuk ka kthim, ndërsa theksoi se protestuesit do të largohen vetëm kur të shpallin fitoren.
Në ditën e dytë të protestës, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për të gjithë protestuesit, por edhe për qeverinë Rama.
Ai tha se rruga e nisur një ditë më parë nuk ka kthim pas por vetëm ecje para drejt demokracisë.
Basha konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e protestuesve në shesh, ndërsa tha se prej tij do të largohen vetëm kur të shpallin fitoren.
Mbrëmjen e shkuar kreu i opozitës vizitoi protestuesit, ndërsa ka shkuar sërish pranë tyre për t?iu dhënë mbështetje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-kauza-jone-e-drejte-mbeshtetja-nderkombetare-po-rritet/

Free Traffic Exchange