Ora News – Dita e tretë e protestës, deputetet e PD: Mund të përshkallëzohet

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta mund të përshkallëzohet deri në plotësisë të kërkesës së opozitës. Kështu shprehet kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, në një prononcim për Ora News, duke shtuar se Rama po përgatitet të vjedhë votat e opozitës dhe LSI-së.
Paloka: Ajo që Rama kërkon të bëjë është që ta marrë drejtësinë në duaret e tij. LSI mund të kuptojë që edhe ajo është përballë një zgjedhje. Një prej ministrave të LSI ka thënë se Rama po pregatitetet të vjedhë jo vetëm votat e PD por edhe të LSI.
Ndërsa deputeti i PD-së, Flamur Noka, tha se në vedn nuk do të ketë zgjdhje deri sa të plotësohet kërkesa e opozitës. Në këtë rast komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama për mënyrën se si organizatorët e protestës mbrohen nga vetingu.
Noka: Jo nuk fshihemi pas justifikimeve, me këtë qeveri kriminale nuk ka zgjedhje. Ka vetëm një zgjidhje, qeveri teknike që të kthejë besimin tek zgjedhjet. Nuk mund ti varësh ujkut mëlçinë në qafë.
Ndërkohë ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thekson qëllimi i protestës së opozitës është i drejtë, pasi përballë mosreflektimit të kësaj qeverie kjo mbetet rruga e vetme por nëse nuk ka vazhdimësi, tha ai, protesta do të dështojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dita-e-trete-e-protestes-deputetet-e-pd-mund-te-pershkallezohet/

Free Traffic Exchange