Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy anëtarët e Gjykatës së Lartë Artan Broci dhe Admir Thanëza kanë dëshmuar këtë të hënë në cilësinë e dëshmitarëve në procesin për korrupsion që po zhvillohet ndaj koleges së tyre Majlinda Andrea po në këtë gjykatë.
Ata kanë pohuar se nuk kishin patur asnjë presion apo ndërhyrje nga kolegia e tyre në lidhje me çështjen që ishte ne objekt hetimi. Madje, sipas tyre në këtë çështje janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.
Të njëjtën gjë ka pohuar edhe ndihmësi ligjor Adnan Berdica. Ndërkohë gjykata nuk tha sërish vendimin në lidhje me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për një nga të pandehurit Ilia Çabirin, pasi nuk u paraqit eksperti mjeko-ligjor. Séanca e radhës u shty për në datën 27 mars ku pritet të dëshmojë oficeri I policisë gjyqësore ,i cili ia ka referuar këtë çështje prokurorisë.
Dy anëtarët e Gjykatës së Lartë Artan Broci dhe Admir Thanëza kanë dëshmuar këtë të hëne në cilesine e dëshmitarëve në procesin për korrupsion që po zhvillohet ndaj koleges së tyre Majlinda Andrea po në këtë gjykatë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/procesi-ndaj-gjyqtares-andrea-deshmojne-koleget-nuk-ka-patur-nderhyrje/