Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretarja për Rininë në Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha se drejtuesit e protestës së opozitës po përdorin njerëzit për të fshehur nga reforma e drejtësisë.
Spiropali: PD ka pretenduar për zgjedhje të parakoheshme, tani thotë që do zgjedhje të lirë, pra është e paqëndrueshme. Alibi për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme. E dinë që i kanë të humbura zgjedhjet e ardhshme. Unë jam një fanse e madhe e protestës dhe nuk guxoj të shaj protestuesit. Shqipëria por edhe vende të ndryshme kanë arsye për të protestuar, por që ti përdorësh këta njerëz për ti ruajtur veten nga reforma në drejtësi këtu fillon hileja dhe marrja e kauzës së njerëzve. Ajo çadër është ngritur për të mbrojtur estabilishmentin dhe drejtuesit nga reforma në drejtësi. Do bojkotojnë kuvendin, pra kjo është një hile e drejtuesve të protestës. Pra do bojkotojnë komisionin e reformës në drejtësi.
Në intervistë për Ora News, Spiropali tha se kjo mazhorancë nuk ka bërë asnjë palë zgjedhje parlamentare dhe nuk mund të akuzohet se nuk garanton zgjedhje të lira.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spiropali-protesta-e-pd-per-tu-fshehur-nga-reforma-ne-drejtesi/