Report TV - Veliaj Memorandum Bashkëpunimi me KiE dhe Ambasadën e Zvicrës

2017-06-03 1

Bashkia e Tiranës, Këshilli i Evropës dhe Ambasada Zviceriane nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për mbështetjen dhe forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen e strukturave të qeverisjes vendore.

Qëllimi i këtij Memorandumi është që të ofrojë një kornizë bashkëpunimi mes palëve, në funksion të zbatimit të demokracisë direkte që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë në disa prej diskutimeve publike të projekteve të saj madhore, të cilat janë duke u realizuar.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Claus Neukirch dhe ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf, gjatë një takimi ku mori pjesë edhe eksperti zviceran, Andreas Gross.

Pasi falenderoi Zvicrën dhe KiE për këtë mundësi, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se ekspertiza e tyre do t?i shërbejë Bashkisë së Tiranës për të forcuar dhe zhvilluar edhe më tej vendimmarrjen nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve.

Free Traffic Exchange