Duket se kostumin e politikanit sot e ka zhveshur tërësisht. Deputeti demokrat Flamur Noka me sjellje tipike prej të forti ka hyrë me dhunë në parlament.
Me ndihmën e Palokes, Noka ka shtyrë 3-4 gardistë që mbanin hyrjen e derës në sallën e parlamentit. Pas cau rrethimin, Noka plot krenari është drejtuar drejt vendit të tij.
Pasi rregulloi kollaren që i kishte ikur shtrembër nga shtyrja me bodigardët, në shenjë triumfi në fund Noka fal një buzëqeshje para kamerave.
Për demokratin Noka u kërkua përjashtimi nga punimet e seancës së sotme pasi qëlloi me kartonin e votimit të bërë top deputetin socialist, Erion Braçe.