Report TV - "U nis vajza", si njoftoi Avdylaj kur paratë dolën nga banka

2017-06-03 1

TIRANE-Fation Xhyliu, Dition Memlikaj dhe Neim Avdylaj pranojnë përfshirjen e tyre në grabitjen e blindave me para në aksin Qafë Kashar- Rinas ndërsa mbeten në burg sëbashku me të dyshuarin e katërt të arrestuar deri më tani Ernest Kupa.

Report Tv ka mësuar se ndër morinë e provave që policia e prokuroria kanë për këtë grup është edhe sms e koduar me përmbajtjen ?U nis vajza? të cilin Neim Avdylaj ia dërgoi shokeve të tij në grup në rrjtein social Whatsapp teksa eskorta me 3.2 milion dollar del nga banka e nivelit të dytë e niset drejt aeroportit të Rinasit.

Gjyqtarja Fida Osmani vendosi të lërë në burg deri në një fazë të dytë të hetimeve Neim Avdylajn dhe Ernest Kupën.

Avdylaj dhe Kupa u prangosën sëbashku me Fation Xhyliun dhe Detion Memlikaj si pjestarë të dyshuar të banës së grabitësve, ndërsa për të arritur në identifikimin e tyre hetuesit thonë se kanë provat e mjaftueshme.

Avdylaj rezulton se në grupin e grabitësve kishte rolin e vëzhguesit të eskortës që lëvizte me para nga banka drejt Rinasit si dhe personit që pasi kryheshin grabitjet i ndante mes 10 personave 4 të prangosurve dhe 6 në kërkim.

Free Traffic Exchange