Report TV - Analiza vjetore e ndërrmarrjes së puntorëve numër.2 Veliaj: Qeset plastike me pagesė

2017-06-03 0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë sot analizën vjetore të ndërrmarjes së punëtorëve të qytetit Nr.2.

Gjatë kësaj analize Veliaj është ndalur tek ndriçimi, transporti publik, gjendja e totuarëve, përballimi i përmbytjeve, ku sipas tij është i dukshëm ndryshimi që ata kanë pësuar.

"?Sigurisht, nga mijëra puseta, mbi 1700 janë zëvendësuar vetëm tani me kompozitin plastik-beton. U desh të tregoheshim më inteligjent se hajdutët për të gjetur një produkt i cili kushton, por nuk ka vlerë të vidhet se s?ka mënyrë ta riciklosh?, tha ai.

Ai ka vënë theksin tek rëndësia e përdorimit të aplikacionit ?Tirana Ime? ku i jepet mundësia të gjithë qytetarëve që të raportojnë për problemet që hasin në përditshmërinë tyrë. Për numrin një të kryeqytetit, fakti që ka shumë raportime nga qytetarët është një tregues mjaft i mirë për Bashkinë pasi tregon se sa pritshmëri që kanë njerëzit për punën e tyre.

Free Traffic Exchange