Report TV - Sulmet ndaj ONM, Braçe: Politika po tenton të dështojë Vettingun

2017-06-03 0

Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon politikën se po tenton të dështojë procesin e Vettingut, duke sulmuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

I ftuar në studion e Report Tv, Braçe u shpreh se roli i ONM-së është i parashikuar në Kushtetutën e vendit. Sipas tij, politika që po ndërhyn tani, duke paragjykuar pa nisur fare procesi i Vettingut, ka për synim të dështojë apo marrë nën kontroll procesin.

"Ç'punë ka politika me sistemin e drejtësisë?

Ndaj të gjitha institucioneve ka një sulm të paimagjinueshëm.

Në shkelje të rëndë të Kushtetutës, politika dhe ky sistem i kalbur drejtësie kanë pasur një aleancë shumë të fortë që kanë instaluar në Shqipëri kulturën e pandëshkueshmërisë.

Free Traffic Exchange