Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për cështjen CEZ të ngritur nga Partia Demokratike, që ka për objektiv hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes me qeverinë shqiptare.
Shumica e ka bojkotuar mbledhjen, ndërsa edhe Avokatja e Shtetit nuk është paraqitur në seancën e sotme.
Kryetari i komisionit, Edmond Spaho u shpreh se do ta thërrasin sërish dhe nëse nuk do të paraqitet ditën e hënë do të kërkojë ndihmën e policisë për ta sjellë me forcë.
"Avokatja e shtetit, Alma Hicka nuk është paraqitur sërish sot në komision për të dështuar për aferën CEZ.
E kemi thirrur sërish për të dëshmuar ditën e hënë dhe nëse nuk do të paraqitet do ta sjellim forcërisht" u shpreh ai.
Edhe këtë seancë, Spaho nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë për cështjen CEZ për miliona euro në dëm të shtetit nga zgjidhja e marrëveshjes.