Report TV - Klosi: Paga minimale të rritet duke mbajtur parasysh ekuilibrat e tregut

2017-06-03 0

Këshilli Kombëtar i Punës ka marrë sot në shqyrtim rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. Në tryezën e diskutimit morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale, i Ekonomisë, i Shëndetësisë si dhe përfaqësues të ndryshëm të palëve të interesit.

Ministri Blendi Klosi tha se në nivelin e ri të pagës minimale duhet mbajtur një balancë mes interesit të punëdhënësve e punëmarrësve. E rëndësishme është sipas tij, që niveli i ri të mos dëmtojë as ekuilibrat rajonalë të tregut të punës.

Ministria Ahmetaj e përshëndeti nismën për rritjen e pagës minimale, si një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit. Por ai theksoi kjo rritje nuk duhet të cënojë tregun e punës.

Paga minimale në rang vendit është aktualisht 22 mijë lekë dhe pritet të rritet me 1 mijë deri në dy mijë lekë.