Report TV - Shorti i KED,Llalla kundër Xhafaj:Dërgoje në Kushtetuese!

2017-06-03 0

TIRANE-Kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i përgjigjet kreut të komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa duke i vënë në dukje atij se për përzgjedhjen e prokurorëve për garë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ai ka respektuar kushtetutën.

Në faqen numër tre të shkresës përgjigje që Llalla i drejton Institucioneve përfshi dhe Presidentin dhe Kreun e Parlamentit ai shkruan se ?çdo interpretim dhe vlerësim mbi kushtetueshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shqyrtimi në gjykatën kushtetuese?.

Në të njëjtën ditë shqetësimit të Xhafës i është përgjigjur dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.