Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se protesta nesër do të nisë në orën 12:00, ndërsa për mbarimin e saj do të vendosin qytetarët.
Basha gjithashtu i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë protestuesit, pasi do të përballet me pasojat nëse e bën një gjë të tillë, pasi tubimi do të jetë paqësor.
"Fillimi i protestës është përcaktuar në orën 12:00, ndërsa qytetarët do të vendosin kohëzgjatjen e saj.
Policisë po i përsëris që të mos provokojë përndryshe do të përballet me pasojat. Jam i bindur se dita e nesërme do të jetë festë demokracie për t'i dhënë fund të keqes" deklaroi ai pas takimit aleatët dhe me të rinjtë e PD.
Pavarësisht se Basha tha se protesta do të jetë paqësore, deklarata se nuk dihet se kur do të përfundojë dhe se do të jetë në dorë të qytetarëve paralajmëron se nesër protesta mund të dalë jashtë parashikimeve.