Komisioni hetimor për aferën CEZ është vënë në dijeni nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri për një transfertë të dyshimtë në llogarinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, më datë 22 qershor 2009.
Sipas një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë përmes një transferte të brendshme llogaria në Euro e Shkëlzen Berishës është shtuar me 200.000 Euro, e cila mund të jetë derdhje nga një llogari tjetër ose transfertë nga një llogari e një personi tjetër.