Report TV - Rrëzohen 4 katet e fundit pa leje të pallatit 24 katësh në Durrës

2017-06-03 1

DURRES-Rrëzohen 4 katet e fundit pa leje të një pallati 24 kate tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Struktura e kateve pallatit të ndërtuar pranë rërës në pronësi të Enver Shalës ka rënë paraditen e sotme.

Skelat e 4 kateve të fundit ishin në proces ndërtimi, ndërsa punimet e pallatit ishin pezulluar prej disa muajsh, pasi u konsideruan si ndërtime pa leje.

Nga 24 metra lartësi kanë rënë inertet e strukturës, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se për rastin në fjalë kanë nisur hetimet, por dyshimet e para bien mbi amortizimin e strukturës të ndërtuar përgjysëm.