Dorëzimi i një kutie të mbushur me euro, paund dhe dollarë amerikanë në shtëpinë e Fation Xhyliut, është shoqëruar me një bisedë të koduar mes Avdulajt dhe ish-policit privat të ?Ro-Gat?.
Avdulaj ka shkuar në banesën e policit në Lushnjë dhe prej këtej e ka telefonuar ?informatorin? duke i thënë ??kam ardhur tek shtëpia jote në fshat në Lushnjë, a ta marr një pulë këtu tek shtëpia jote??.
Ndërkohë nga ana tjetër, Xhyliu mësohet ti jetë përgjugjur ?Merre?. Kjo ishte parrulla që dy këta persona kishin vendosur për të lënë sasinë e lekëve, në shtëpi.
Pas kësaj Xhyliu ka lënë punën tek kompania ?Ro-Gat? dhe është kthyer në fshatin e tij në Lushnjë, ku ka marrë sasinë e eurove dhe dollarëve, duke filluar ti thyejë ato në disa pika exchange.