Report TV - Denis Bizhga, festivali i kitarës vjen për herë të parë në Tiranë

2017-06-03 1

Denis Bizhga shef i Departamentit të Kitarës në liceun ?Jordan Misja? organizon për herë të parë në Tiranë një festival të ri, ?Guitar Sounds Festival?.

Në Tiranë kanë ardhur perfomuesit më të mirë të muzikës klasike.

Janë tre artistë që vijnë nga Kosova, të tre profesorë kitare, që e zhvillojnë jetën e tyre artistike në disa vende të Europës.

Ata janë Drilon Çocaj, Vendim Thaqi e JON Gjylaci. Drejtori artistik i festivalit Bizhga shprehet se koncertet e kitarës janë një edukatë muzikore e munguar prej vitesh për brezin e ri.

Festivali nisi këtë të premte në Teatrin e Metropolit dhe vijon të mbahet në mjedise të ndryshme të kryeqytetit.

Vendim Thaqi, kitaristi nga Kosova, që studion në Gjermani, ka perfomuar mbrëmjen e së premtes muzikë nga vende të ndryshme të botës.