Policia ka arrestuar gjatë mbrëmjes së të premtes të shumëkërkuarin Admir (Jetmir) Çerpja, i dyshuar si një nga krerët e grupit të akuzuar për dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Prej disa ditësh policia ka vijuar aksionin për arrestimin e tij ndërsa mbërëmë është finalizuar me sukses. ?Policia mos lëviz?, ishte thirrja e policisë në momentin që ka hapur derën e banesës në Dibër ku ishte strehuar Admir Çerpja.