Report TV - Protesta, Basha: Zgjedhjet me qeveri teknike.S'ikim nga sheshi

2017-06-03 0

TIRANE-Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike do të qëndrojë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' deri në një orar të pa përcaktuar, edhe pse leja nga policia është deri në orën 16:00.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas fjalimit rreth 20 minuta ka deklaruar para Kryeministrisë para turmës se nuk do të largohemi nga sheshi.

"Unë do të qëndroj në këtë shesh, iu ftoj të qëndrojmë së bashku për të shporrur qeverinë dhe të shkojmë me qeveri teknike në zgjedhje" tha Basha.

Kryetari i PD u shpreh se nuk do të pranojmë zgjedhje të njollosura, por të lira dhe të ndershme.

Ai gjithashtu tha se jam gati që të qeveri për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, që sipas tij është kthyer në hambar të drogës dhe e lidhur me krimin.

Pas fjalimit të Bashës po përgatitet ngritja e rreth 10 çadrave para Kryeministrisë ku do të qëndrojë një numër i vogël protestuesish.