LAÇ-Përroi që përshkon mes për mes Laçin e që deri më tani ju ka marrë jetën 3 personave, vijon të mbetet një kërcënim serioz për qytetin gjatë kohës që ka reshje të dendura shiu.
Dëmtimi i pritave malore bën që uji të vërshojë në mënyrë të menjëhershme duke shkaktuar përmbytje të vashdueshme në këtë qytet.
Bashkia e Kurbinit thotë se në bashkëpunim me specialistet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Agjensisë së zvillimit të Rajonëve po hartohet një projekt për t?i dhënë zgjidhje këtij problem.
Por deri tani gjithçka është në kuadër projektesh. Përmbytja e fundit nga vërshimi i përroit në Laç ishte gjatë muajit tetor të vitit të kaluar ku humbi jetën një person dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Parashikimet e ditëve të fundit kanë futur në ankth banorët e qytetit të Laçit, pasi pritet të ketë rreshje të mëdha.