Deputeti i Partisë Demokratike, Luçino Boçi, deklaron se skenari i protestës së PD përfshin edhe grevën e urisë.
Boçi u shpreh për Report Tv se greva e urisë do zhvillohet në çadrat e ngritura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.
"Tek çadra do të ketë grevë urie, ne nuk largohemi. Protestuesit nuk do largohen nga Bulevardi deri në rrëzimin e Edi Ramës", tha Boçi.
Ai theksoi gjithashtu se protestuesit nuk kanë konflikt me policinë dhe se protesta ishte paqësore që nga minuta e parë.