TIRANE- Partia Demokratike po vijon një protestë maratonë para kryeministrisë.
Një tendë e përmasave të mëdha u ngrit sot në shëtitoren Dëshmorët e Kombit me qëllim që e djathta të vijojë me ditë protestën që nisi sot në orën 12:00.
Me të njëjtën strategji që ndoqi PS kur qeveriste e djathta, këtë radhë janë të djathtët që protestojnë me synimin, të rrëzojnë qeverinë.
Basha kërkoi qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Këtë mesazh dha sot kreu i PD, Lulzim Basha pasi udhëhoqi sot protestën e opozitës me në krah Sali Berishën.
Basha kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme në të kundërt, kërcënoi ai, ?nuk do të ketë zgjedhje fare?. Teksa shprehu publikisht dëshirën për të qeverisur, Basha i bëri thirrje turmës të bashkohen e të sakrifikohen duke qëndruar në shesh deri në arritjen e qëllimit, ?të shporrim qeverinë Rama!?
"A do të rrimë sot këtu të luftojme e të sakrifikohemi?", ishte pyetja që Basha u drejtoi në fund protestuesve.
Pas fjalimit të Bashës nisi përgatitja e çadrave para Kryeministrisë ku do të qëndrojë një numër i vogël protestuesish.