Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se opozita ia arriti të tërheqë vëmendjen me protestën e sotme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Manjani tha për Report Tv se kauzat e opozitës qëndrojnë. Sipas tij, kanabisi dhe dekriminalizimi janë shqetësim më vete.
"Opozita ia arriti të tërheqë vëmendjen me protestën e sotme. Kaq mjafton për të çelur një debat politik. Ka një klimë të acaruar politike në Shqipëri ku mjafton të shohësh debatet parlamentare ku asgjë e përbashkët s'e ka lidhur opozitën dhe pozitën.
Çështja e kanabisit është realisht shqetësuese, unë e kam ngritur këtë problem si ministër dhe ky është rrezik për zgjedhjet. Ka dhe probleme si dekriminalizimi", u shpreh Manjani.