Report TV - Basha: Në shesh derisa të realizohen kushtet

2017-06-03 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi për Report Tv se opozita do qëndrojë në Bulevard deri në realizimin e kushteve të PD.

Ai tha se protesta e sotme e opozitës është më e madhja e këtyre 27 viteve të pluralizmit.

"Në këto 27 vite, që nga protestat që përmbysën komunizmin, është protesta më madhështore. Qëllimet e kësaj proteste kanë tejkaluar qëllime te partive politike, janë interesat e qytetarëve shqiptarë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të qëndrojnë këtu derisa të realizojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vendimi që morëm sot është qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryeministri ka asgjësuar të gjitha instrumentet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çfarë do të mbjellësh, do korrësh. Po mbolle krim, drogë, arrogancë, do përballesh me zemëratën e qytetarëve.

Kur bashkohen qytetarët nuk ka forcë qeveritare dhe kriminale për t'i bërë ballë. Ky nuk është qëllim vetëm i Lulzim Bashës, por i çdo qytetari shqiptar. S'e bëj këtë betejë për veten time, as për Partinë Demokratike, por nga kjo varet fati i çdo qytetari", u shpreh Basha.

Free Traffic Exchange