Report TV - KQZ: Artan Gaçi dhe Prenga nuk preken nga ligji i dekriminalizimit

2017-06-03 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron përse nuk ka kërkuar hetim të mëtejshëm për deputetet dhe kryebashkiakët, pavarëisht se në formularët e dekriminalizimit kishin shënuar shkelje ose vepra penale.

Sipas KQZ që është paditur nga prokuroria pikërisht për këtë fakt, veprat e kryera në të shkuarën nga të zgjedhurit, nuk parashikohen në ligjin e dekriminalizimit.

19 deputetet kanë shënuar në formularët e dekriminalizmit se kanë pasur probleme në të shkuarën, por nuk preken nga ligji, mes tyre Artan Gaçi dhe Armando Prenga, që janë lakuar ditët e fundit nga opozita.

11 kryebashkiakë po ashtu, por asnjëri prej tyre nuk rrezikon mandatin.

KQZ pohon se pavarësisht se një pjesë e deputetëve dhe kryebashkiakëve kanë fshehur të dhëna në formula, të dhënat gjyqësore flasin për krime që nuk u rrezikojnë mandatin.

KQZ hedh poshtë dhe akuzën tjetër se ka pranuar formularë përtej afateve kushtetuese.