Report TV - Fier, bashkia: Gjobë bizneseve që ndotin lumin Gjanica

2017-06-03 1

Lumi Gjanica në Fier ishte kthyer në makth për banorët, pasi shumë herë ka përmbytur shtëpitë e tyre.

Por pas ndërhyrjeve të Bashkisë së Fierit, lumi ishte sistemuar për një kohë të gjatë. Por papërgjegjshmëria e disa bizneseve po i rikthen identitetin lumit të tmerrit. Në shtratin e lumit përsëri kanë rifilluar të hidhen mbetje urbane dhe hidrokarbure që vinë nga zonat naftëmbajtëse. Banorët shprehen mjaft të indinjuar me situatën e paraqitur.