Report TV - Berisha në çadrën e PD: Qeveri teknike ose mosbindje civile

2017-06-03 0

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot se opozita do të nisë mosbindjen civile nëse kryeministri Edi Rama nuk pranon kushtin për qeveri teknike, e cila të organizojë zgjedhjet e 18 qershorit.

Berisha tha nga çadra e protestuesve përpara Kryeministrisë se PD nuk duhet të tërhiqet nga qëndrimi i saj, pasi ndryshe, siç theksoi ai, kostot do të jenë për këtë forcë politike.

Protestën e nisur një ditë më parë përpara Kryeministrisë, Berisha e krahasoi me atë të vitit 1991 kur PD erdhi në pushtet pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit.

"S'ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Kjo protestë është kambana më e fuqishme e alarmit për çdo shqiptar. 4 muaj para zgjedhje nuk proteston kurrë një forcë nëse nuk e konsideron jetike protestën. Ishin gjysmë milionë shqiptar që erdhën në këtë mision dje. Janë në mision të madh. Pra, të gjithë atyre që analizojnë këtë protestë, ju them, të mos harrojnë se shpërtheu katër muaj para zgjedhjeve çka s'ka ndodhur kurrë që nga viti '91 e deri sot.