Report TV - ​Protesta e PD, Balla: Për të bllokuar Vettingun, çadra si birrari

2017-06-03 0

TIRANË-Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve demokratë që u shprehën se do bojkotojnë komisionet e Vettingut.

Sipas Ballës, ky vendim i PD nuk është i ri sepse siç shprehet ai, ky veprim ishte paralajmëruar kohë më parë.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Balla theksoi se demokratët që në fillim kanë dalë kundër Reformës në Drejtësi dhe se protesta që po bëhet aktualisht është në kuadër të bllokimit të këtij procesi me rëndësi për drejtësinë shqiptare.

"Besoj që premtimi për bojkotin për Kuvendin nga opozita nuk është lajm i ri, pasi është paralajmëruar kohë më parë, pasi e kemi ditur se PD nuk janë dhe nuk duan të jenë pjesë e funksionimit normal të parlamentit kur pritet të ngrihen komisionet e Vetting-ut.
Lajmi është paralajmëruar një muaj më parë kur PD filloi bojkotin e reformës zgjedhore dhe në atë kohë protesta u thirr gjoja për reformën zgjedhore dhe sot nuk flasin për këtë, po për largim qeverie, që nuk kanë të bëjnë me modeli demokratik.
Në 18 qershor shqiptarët do të vendosin kush do të qeverisë. PS është e bindur se shqiptarët do ta rikonfirmojnë si forcën qeverisëse sepse jemi drejtimi i duhur për Shqipërinë.

Free Traffic Exchange